Aktualitet

“Le të ketë vëllavrasje”, shoqërohet në Polici ish-deputeti i PD në Elbasan

25 Qershor 2019, 12:12 Nga DOSJA
“Le të ketë vëllavrasje”, shoqërohet në

ELBASAN- Ish-deputeti i Partisë Demokratike njëherësh dhe kryetari i kësaj partie në Elbasan është shoqëruar sot në Polici.

Mësohet se shoqërimi i Bylykbashit është bërë për të sqaruar deklaratat e tij të bëra gjatë një takimi me strukturat.

Ish-deputeti ka bërë disa deklarata të forta “Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Nga ana tjetër është data 30. Ka shume zëra që parashikojnë kasandrën, domethënë do të ketë lufte civile, do te ketë vëllavrasje! Po e them prerë dhe qartë: Ne nuk do të lejojmë zgjedhje ne 30 Qershor!! Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër qe le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapsht nga rruga jonë dhe nuk do të bëjmë gabimin që bënë  gjyshërit tanë në 1944!!”, ishte kjo deklarata e Bylykbashit.

Këto deklarata u bënë në një takim të hapur të drejtuesve të partive të opozitës ku të pranishëm ishin edhe ish-deputetë të PD si edhe përfaqësues të shoqërisë civile, medias, të biznesit, anëtarët e saj kërkuan qetësimin e situatës, pasi vendi është drejt një konflikti civil.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aurel bylykbashi pengimi i zgjedhjeve shoqerohet bylykbashi aurel bylykbashi pengimi i zgjedhjeve shoqerohet bylykbashi

Sondazh

Poll