Aktualitet

1 miliard lekë pasuri, Xhezair Zaganjori përballet me KPA: Të provohen dyshimet, shtëpia ime, e ’97-ës

25 Qershor 2019, 10:37 Nga DOSJA
1 miliard lekë pasuri, Xhezair Zaganjori përballet me KPA: Të

TIRANE-Kryetari i Gjykatës së Lartë përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Gati një vit pasi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Xhezair Zaganjori përballet edhe njëherë me filtrin e Vettingut, që pritet të japë vendimin përfundimtar për të.

Ishte komisioneri publik që ankimoi vendimin në KPA, si të dyshimtë dhe jo korekt pasi sipas komisionerit, Zaganjori nuk e justifikonte pasurinë e tij.

Zaganjori u konfirmua në detyrë më 24 korrik 2018, pavarësisht problemeve me pasurinë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Xhezair Zaganjori shmangu tatimet dhe gënjeu për pronat, Sipas KPK, ai ka shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, duke gënjyer për vlerën e pronave të regjistruara në hipotekë me vlerën e tyre reale. Pasuria e kryetarit të Gjykatës së Lartë llogaritet rreth 1 miliard lekë.

Sipas KPK-së, Zaganjori ka në pronësi një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1. 4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë. Pasaktësi u konstatuan edhe sa i takon pasurisë së bashkëshortes si dhe shkollimit të djalit në Londër.

Karriera e Zaganjorit

Në vitet 1992-1997, Zaganjori ka qenë ambasador në Gjermani. Ndërsa në vitet 1998-1999 ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Kushtetuese në Heidelberg të Gjermanisë.

Në vitin 2003, Zaganjori është zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, detyrë të cilën e ka mbajtur për një dekadë. Në mars të vitit 2013 ai zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një muaj më pas emërohet kryetar i kësaj gjykate. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komisioneri publik kpa kpk xhezair zaganjori komisioneri publik kpa kpk xhezair zaganjori

Sondazh

Poll