Aktualitet

Tronditet Vlora, burri masakron me sëpatë gruan e tij dhe telefonon policinë (EMRAT+DETAJE)

25 Qershor 2019, 11:21 Nga DOSJA
Tronditet Vlora, burri masakron me sëpatë gruan e tij dhe telefonon

Vlorë- Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Babicë të Madhe të Vlorës, ku burri ka vrarë me sëpatë gruan e tij, e cila ka humbur menjëherë jetën.

Dosja.al mëson se Lavdosh Sula, 56-vjeç ka goditur me sëpatë gruan e tij 44-vjeçaren, Laureta Sulën në banesën e tyre.Gruaja ka mbërritur në spital e Vlorës pa shenja jete pasi kishte marrë plagë të shumta në kokë dhe fytyrë.

Autori mësohet se ka lajmëruar vetë policinë pas ngjarjes, ndërsa është arrestuar nga blutë e qytetit të Vlorës. Ai ka njoftuar policinë se kreu krimin e rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit për arsye xheloze. Viktima ishte nënë e dy fëmijëve, e një vajze dhe një djali. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Theksojmë se momente të trishta kanë qenë kur vëllai i viktimës ka mbërritur në banesë dhe ka marrë vesh lajmin e hidhur. Vëllai ka hedhur akuza mbi autorin, burrin e motrës së tij.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan në vlorë lavdosh sula viktima laureta sula vrasje ne vlore burri vret gruan në vlorë lavdosh sula viktima laureta sula vrasje ne vlore

Sondazh

Poll