Aktualitet

Lëviste me pistoletë me vete, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër

25 Qershor 2019, 08:54 Nga DOSJA
Lëviste me pistoletë me vete, arrestohet 25-vjeçari në

Shkodër- Në prangat e policisë së Shkodrës ka rënë një 25-vjeçar me iniciale L. M pasi qarkullonte me armë zjarri. Mbi të rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri vihet në pranga 25 vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri, pistoletë.

Nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kapet dhe arrestohet në flagrancë shtetasi L. M, 25 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi I tij u bë pasi Forca Posaçme “Shqiponja” kanë bërë ndalimin e tij i cili udhëtonte me motorr dhe gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarr, pistoletë tip TT.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25 vjecari l. m 25-vjeç lëviste me armë me vete arrestohet 25 vjecari l. m 25-vjeç lëviste me armë me vete

Sondazh

Poll