Aktualitet

Ishte nën efektin e alkoolit dhe qëlloi me armë, 49-vjeçari në lezhë bie në pranga (VD)

25 Qershor 2019, 08:43 Nga DOSJA
Ishte nën efektin e alkoolit dhe qëlloi me armë,

LEZHË- Një 49-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është arrestuar. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se shtetasi A.P. banues në Rraboshtë të Leshës nën efektin e alkoolit qëlloi me armë disa herë.

Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 2 armë zjarri automatike, ( automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), si dhe një”, theksohet në deklaratë.

NJOFTIMI I PLOTË

Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga policia. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe një granatë dore ofensive. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.P., 49 vjeç ,banues në fshatin Rraboshtë, Lezhë.

Ky shtetas, në efektin e alkoolit, në oborrin e banesës së tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë. Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 2 armë zjarri automatike, ( automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), si dhe një granatë dore ofensive

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 49 vjecari policia e lezhes arrestohet 49 vjecari policia e lezhes

Sondazh

Poll