Aktualitet

Terror në burgje, zbulohet urdhri: Kush nuk voton do firmosë deklaratë, harrojini lejet!

25 Qershor 2019, 11:03 Nga DOSJA
Terror në burgje, zbulohet urdhri: Kush nuk voton do firmosë

Përplasjet politike duket se kanë përfunduar deri në burgje. Gazeta Mapo mëson nga burime të saj, se ditët e fundit në burgje është duke u ushtruar presion që të gjithë të burgosurit të votojnë.

Në të gjitha burgjet shqiptare u është kërkuar të dënuarve që nëse nuk votojnë, atëherë do të firmosin një deklaratë që nuk marrin pjesë në votime.

Të burgosurve u është thënë se ata të cilët firmosin deklaratën që nuk do votojnë, atëherë të harrojnë se do të marrin leje, apo dokument për sjellje të mirë.

Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon në asnjë nen të saj, që votimi është i detyruar.

Gazeta Mapo mëson se situate e rëndë është në burgun e Fierit, ku disa prej të dënuarve nuk kanë pranuar të firmosin letrën që nuk do të votojnë.

Drejtuesit e të gjitha burgjeve kanë marrë urdhër të qartë që të dënuarit duhet të votojnë të gjithë. Marrë nga MAPO.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet situata në burgje situata në burgje

Sondazh

Poll