Aktualitet

Vrasja me sëpatë e gruas në Vlorë, foto nga banesa ku ndodhi krimi i rëndë (DETAJE)

25 Qershor 2019, 11:39 Nga DOSJA
Vrasja me sëpatë e gruas në Vlorë, foto nga banesa ku ndodhi

Vlorë- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e gruas në Babicë të Vlorës. Dosja.al mëson se Lavdosh Sula ka vrarë me sëpatë gruan e tij Laureta Sulën pas një konflikti për arsye xhelozie.

Pas krimit të rëndë është arrestuar menjëherë Lavdosh Sula, 56-vjeç i cili kreu krimin e rëndë. Dosja.al ka siguruar foto nga banesa kur burri vrau 44-vjeçaren.  Viktima ishte nënë e dy fëmijëve.

Informacion i policisë:

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan në vlorë laureta sulaj lavdosh sula vrasje ne vlore burri vret gruan në vlorë laureta sulaj lavdosh sula vrasje ne vlore

Sondazh

Poll