Politike

Harta e re gjyqësore / Manja: Afron njeriun me gjykatat, rrit cilësinë e shërbimeve

28 Dhjetor 2021, 09:07 Nga DOSJA
Harta e re gjyqësore / Manja: Afron njeriun me gjykatat, rrit

TIRANË – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se harta e re gjyqësore është një balancim shumë i mirë i tre prej kritereve kryesore. Sipas tij, kjo hartë do të afrojë gjykatat me njeriut, do të rrisë cilësisë dhe do të përdoren më së miri dhe burimet publike.

Manja u shpreh se Reforma në Drejtësi është në fazën e konsolidimit, ndërsa theksoi gjithashtu se riorganizimi gjyqësor duhet të kryhet me faturën më të vogël financiare.


“Grupi i Punës ka kryer një punë të lavdërueshme, të garantohet afërsia e individit me gjykatën. Ne jemi kujdesur për të garantuar që ky propozim të përmbush objektivat e ligjit, por të ketë një hartë gjyqësore që i paraqitet realitetit shqiptar. KLGJ të kujdeset që të ruajë një sportel ku të parashikojnë një gjykatë, ministria e drejtësisë në analizën që ka kryer, ka shqyrtuar edhe kriterin e garantimit të aksesit në drejtësi dhe nevojën që gjykata të jetë sa më afër qytetarit. Ky propozim është balancimi më i mirë, afërsisë së gjykatave me njeriut, rritja e cilësisë dhe përdorimi sa më i mirë i burimeve publike. Edhe në nivel Apelit, nisur nga lëvizjet demografike, 90% e qytetarëve do të kenë askes në Apelin e Tiranës. Kjo është zgjidhja më e balancuar për të pasur një hartë gjyqësore, do të realizohet thelbi i së drejtës, se do të sjellë normalizimin e ngarkesës, seancat nuk do të shtyhen më për kohë të gjata duke ulur kostot”, tha ministri Manja në fjalën e tij gjatë prezantimit të kësaj harte.

LAJMI KRYESOR: Harta: 12 gjykata të shkallës së parë, 1 Apeli! Tirana e Lushnja me 2 administrative

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike harta e re gjyqesore prezantohet harta e re gjyqesore ulsi manja harta e re gjyqesore prezantohet harta e re gjyqesore ulsi manja

Sondazh

Poll