Bota

Deputetët kundërshtojnë Kurtin, nuk miratohen masat emergjente për energjinë

28 Dhjetor 2021, 13:52 Nga DOSJA
Deputetët kundërshtojnë Kurtin, nuk miratohen masat emergjente

KOSOVË – Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të miratojnë vendimin e ekzekutivit për masat e emergjencës gjatë furnizimit me energji elektrike, i marrë në mbledhjen e Qeverisë të premten më 24 dhjetor.

Seanca e sotme në Kuvend nuk rezultoi e suksesshme për miratimin e masave të propozuara nga qeveria Kurti. Pas votimit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka kuorum për t’u votuar ky vendim dhe deputetët shkuan në pauzë për t’u kthyer më pas rreth orës 16:00.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë debatuar sot lidhur me krizën energjetike, në seancën e thirrur për aprovimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të emergjencës gjatë furnizimit me energji elektrike. Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, kishte kërkuar nga deputetët që ta aprovojnë vendimin e Qeverisë të marrë të premten, më 24 dhjetor.

Sipas saj, rritja e konsumit të energjisë elektrike ka bërë që Kosova të ketë vështirësi furnizimi me energji elektrike, sidomos në muajin dhjetor. Kërkesa e saj është kundërshtuar nga opozita të cilët thanë se qeveria Kurti e dinte për krizën dhe nuk ndërmorri asnjë veprim për këtë gjë. Ata thanë se nuk mund të aprovojnë kërkesën e Kurtit për të lënë qytetarët pa energji.

Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës mw 24 dhjetor, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë. Qeveria do duhet të detyrojë prodhimin e energjisë në objekte të saktësuara të prodhimit dhe do duhet të vendosë detyrime për furnizim me energji për konsumatorë të caktuar, vetëm në pajtim me kriteret e parapërcaktuara dhe objektive të sajuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe të miratuara nga Zyra e rregullatori të Energjisë.

LAJMI KRYESOR: Nis seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, kriza energjitike në fokus

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosova kriza energjitike ne kosove kuvendi i kosoves kosova kriza energjitike ne kosove kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll