Bota

Të ngujuar për shkak të masave antiCovid, ALARMOHEN banorët në Kinë: Po vdesim urie

28 Dhjetor 2021, 14:01 Nga DOSJA
Të ngujuar për shkak të masave antiCovid, ALARMOHEN banorët

KINË– Banorët në një nga qytetet më të mëdha të Kinës thonë se kanë rrezik të vdesin nga uria pasi nuk i lejojnë të dalin jashtë shtëpive të tyre për të blerë ushqime. Qytetarët nuk lejohen të dalin nga banesat për shkak të masave të reja të ashpra anti-covid që janë marrë në qytetin e XI’an.

Qeveria u ka komunikuar 13 milionë banorëve se lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm kur ftohen të marrin pjesë në një raund të ri testimi masiv, ose për urgjencat mjekësore.

Më herët, një anëtar i familjeje lejohej të dilte një herë në dy ditë për të blerë ushqime. Zyrtarët e qytetit thanë se njerëzit në zonat me “rrezik të ulët” do të lejohen të blejnë gjërat thelbësore pasi të përfundojë testimi dhe nëse rezultatet e tyre janë negative.

Xi’an raportoi 175 raste të reja të martën, një shifër e vogël në krahasim me qytetet e tjera të mëdha në mbarë botën, por një goditje e madhe për Kinën, e cila po vazhdon të ndjekë një strategji ‘zero Covid’ edhe përballë varianteve më infektive.

Burimi: DailyMail

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota banoret ne kine nuk kane buke covid ne kine kine qytetaret ne kine banoret ne kine nuk kane buke covid ne kine kine qytetaret ne kine

Sondazh

Poll