Mblidhen kryetarët e Bashkive në Vlorë, s'ftohet Leli, Rama: Lungomare rriti vlerën e pronave
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Nuredin Dumani, Talo Cela TIRANË- Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Leonard Palushi iu komunikua ditën e sotme masa e sigurisë 'arre...
Anthony Albanese AUSTRALI- Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit me një prejardhje jo anglo-keltike, raporton...
Ilir Meta TIRANË- Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë ishte çështja që ngriti me shumë shqetësim p...
TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se prokurorët kanë pasur gjithmonë mbështetjen për të vepruar në përputhje me ligjin, jo vetëm mbështetjen e Prokurorisë së Përgjithshme por dhe Policisë. Në një prononcim për mediat pas konferencës ku u prezantua harta e re gjyqësore, Çela tha se me gjithë vështirësitë që sot kemi për përballimin e ngarkesës, mesazhi që u është dhënë prokurorive është që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda, ngjarjet që kërkojnë një angazhim tjetër.
“Prokurorët kanë pasur mbështetjen të veprojnë në përputhje me ligjin. Kanë pasur mbështetjen e të gjitha strukturave, jo vetëm të Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe strukturave të Policisë së Shtetit. Me gjithë vështirësitë që kemi sot për sa i përket përballimit të ngarkesës, mesazhi që iu është dhënë prokurorive është që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda, ngjarjet që kërkojnë një angazhim të një niveli tjetër. Patjetër në të gjitha rastet e rënda ka nevojë për një bashkëveprim me SPAK për të vlerësuar elementët e krimit të organizuar. Ju siguroj se prokuroria vazhdon të kryejë plotësisht funksionet e veta kushtetuese dhe ligjore”, tha kryeprokurori Çela.
Ndërkohë, i pyetur nëse është gati Shqipëria për ta vënë në gatishmëri hartën e re gjyqësore, kryeprokurori Çela u shpreh se:
“Ka domosdoshmëri për hartën gjyqësore. Nevoja sot është ekstreme, për shkak të reformës në drejtësi që po zbatohet sot, procesit të Vettingut. Kemi një numër gjithnjë e më të paktë të magjistratëve në disa nga gjykatat e prokuroritë kryesore. Te prokuroria problemi është i mprehtë në shumë prej tashmë, ndaj harta është domosdoshmëri për të pritur deri në plotësimin e sistemit me magjistratë. Ndaj kjo është e vetmja zgjidhje. Së dyti, sa i përket infrastrukturës, mendoj se ka opsione për zgjidhje. Mendoj se mund të përballohet në fazën aktuale me përdorimin e godinave, që mund të jenë të disponueshme. Ne do të bashkëpunojmë me KLGJ, apo ministrin e Drejtësisë. Besoj se do të kemi mbështetjen e plotë, që do të sigurohen nevojat e prokurorisë, të paktën në fazën kalimtare, derisa në një plan afatgjatë të vlerësojmë edhe nevojat për ndërtimin e godinave të reja. Këto janë çështje që ngelen për t’u zgjidhur, por e nevojshme në planin afatshkurtër nevojat imediate mendoj se mund të realizohen dhe prokuroritë do të kenë infrastrukturën e nevojshme për të ushtruar detyrën”.
LAJMI KRYESOR: Harta: 12 gjykata të shkallës së parë, 1 Apeli! Tirana e Lushnja me 2 administrative
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka folur në prezantimin e hartës së re gjyqësore, ku është shprehur se, kjo hartë ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e quan shortin e ndarjes së apartamenteve të procesit të Rindërtimit të drejtë dhe transparent. Teksa ka ndarë pamje ng...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’ një foto nga Kuvendi i 11 Dhjetorit në stadiumin ‘Air A...
TIRANË – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se harta e re gjyqësore është një balancim shumë i mirë i tre prej kritereve kryesore. Sipa...
KOLONJË– Presidenti Ilir Meta është larguar nga kryeqyteti për të festuar festat e fundvitit në fshatin Rehovë, dy kilometra larg Ersekës. Mëngjesin ...
TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi përmendi se presidenti i Shqipërisë dhe njëkohësisht bashkëshorti i saj Ilir M...
TIRANË – Liderja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se forca politike që ajo drejton dhe Partia Socialiste duhet të qartëso...
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se ka pasur dijeni, madje dhe ka ndihmuar kryemini...
TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzoi deputetët e Partisë Demokratike se kanë blerë vota me para gjatë zgjedhjeve parlamentare...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, duke i përmendur edhe nofkën që i ka vendosur vetë “Lul Brava...