Bota

Tragjedi në SHBA, makina përplas 6 fëmijë dhe largohet, 2 të vdekur, 4 të plagosur

28 Dhjetor 2021, 06:51 Nga DOSJA
Tragjedi në SHBA, makina përplas 6 fëmijë dhe largohet, 2

FLORIDA/SHBA – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Floridën e Jugut në SHBA. Një makinë ka përplasur 6 fëmijë.

Sipas mediave amerikane, dy prej fëmijëve kanë ndërruar jetë ndërsa 4 të tjerët u shtruan në spital. Ngjarja ndodhi në pjesën e jashtme të një ndërtese apartamentesh në Wilton Manors, pranë Fort Lauderdale.

Pas aksidentit personi që drejtonte makinën është larguar me vrap. Fëmijët e hospitalizuar janë të moshave, 1, 2, 6 dhe 9-vjeçare. Dedektivët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa janë duke hetuar të gjitha pistat e mundshme të kësaj ngjarjeje, që u mori jetën tragjikisht dy fëmijëve.

Marrë nga abc13.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kryesore florida shba makina përplas fëmijën florida shba makina përplas fëmijën

Sondazh

Poll