Aktualitet

Hidhet shorti për apartamentet e ‘5 Majit’, 58 familjet e para hyjnë brenda vitit

28 Dhjetor 2021, 11:04 Nga DOSJA
Hidhet shorti për apartamentet e ‘5 Majit’, 58 familjet e para

TIRANË – Është hedhur paraditen e sotme shorti për përzgjedhjen e apartamenteve në pallatet e ndërtuara në lagjen e re “5 Maji”, ku do të sistemohen familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

58 familjarë ose përfaqësues të tyre, të pajisur me prokurë, morën pjesë në shortin publik, ku përmes një procesi të hapur dhe transparent, përzgjodhën shtëpinë e tyre të re, në të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë me shtëpinë që kishin përpara tërmetit.

Edhe pse një pjesë dërrmuese e tyre prej ditësh kanë dalë në protestë, disa nga banorët që preken nga projekti i lagjes së re te “5 Maji” janë dakordësuar me Bashkinë e Tiranës për t’u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit.

Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, të gjithë banorët që preken nga ky projekt përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që janë ndërtuar ose po përfundojnë ndërtimin në lagjen e re te “5 Maji”.

Përfituese janë edhe ato familje që i kanë pasur banesat në proces legalizimi, duke përfituar po të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, por në godinat e reja dhe me dokumente tërësisht të rregullta. Nga ky projekt transformues i gjithë zonës së “5 majit”, kanë përfituar edhe familjet të cilat kanë pasur ndërtime pa leje, duke u shpronësuar 100% e sipërfaqes së objektit pa leje.

Lagjja e re “5 Maji” do të kthehet në një qendër të re urbane për plot 11 mijë banorë, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh, parqe.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protestojne banoret e 5 majit shorti i bashkise se tiranes protestojne banoret e 5 majit shorti i bashkise se tiranes

Sondazh

Poll