Politike

Akuza e Kryemadhit: PD bleu vota në zgjedhje, demokratët takoheshin me Ballën

27 Dhjetor 2021, 20:32 Nga DOSJA
Akuza e Kryemadhit: PD bleu vota në zgjedhje, demokratët takoheshin me

TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzoi deputetët e Partisë Demokratike se kanë blerë vota me para gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në intervistë për “A2 CNN”, ajo theksoi se këto krime zgjedhore kanë ndodhur në Fier, Durrës dhe Tiranë. Më tej, Kryemadhi tha se blerjet e votave ia tregoi dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha, por ai nuk e pranonte si fenomen nga të zgjedhurit e tij. Madje, ajo përmendi se deputetë demokratë në Elbasan janë takuar me kryetarin grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

“Një nga gjërat që ne kemi vënë re më shumë është blerja e votës nga kandidatë të Partisë Demokratike. PS e blinte votën nëpërmjet tenderave dhe vendeve të punës, PD e blinte votën me para në dorë. Në Fier, është shumë e qartë, mjafton të dalësh në mes të Fierit dhe të shikosh si janë blerë votat. Në Durrës dhe Tiranë, njerëz anonim që kanë investuar në vlerë monetare dhe për pak vota mund të zgjidheshin deputetë. Unë ia kam dërguar zotit Basha, sigurisht që s’mund ta pranonte. Kishte marrëveshje ku deputetët e PD-së në Elbasan uleshin me Taulant Ballën”, u shpreh Kryemadhi.

Në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave të shqiptarëve për pagat, numrat e telefonave dhe targat e automjeteve, Monika Kryemadhi paralajmëroi se do të ketë skandale të tjera të këtij lloji.

“Mos u çudisni që të dalin databaze të reja, që do të frikësojnë njerëzit, siç ndodhi edhe në kohën e patronazhistëve”, deklaroi kryetarja e LSI-së për skandalin e publikimit të të dhënave të qytetarëve të Shqipërisë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike monika kryemadhi partia demokratike shitblerje votash taulant balla zgjedhjet e 25 prillit monika kryemadhi partia demokratike shitblerje votash taulant balla zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll