Politike

Ribashkim me Ramën? Kryemadhi: PS dhe LSI duhet të qartësojnë veten

27 Dhjetor 2021, 20:23 Nga DOSJA
Ribashkim me Ramën? Kryemadhi: PS dhe LSI duhet të

TIRANË – Liderja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se forca politike që ajo drejton dhe Partia Socialiste duhet të qartësojnë shumë çështje në raport me veten dhe qytetarët shqiptarë nëse do të donin që në të ardhmen të bashkëpunonin. Në intervistë për “A2 CNN”, kryetarja e LSI-së theksoi se shumë të huaj e kanë pyetur nëse LSI dhe PS do të bashkojnë forcat në të ardhmen.

Ajo i dha rëndësi faktit se LSI duhet të reflektojë për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës në vitin 2019. Sipas saj, ka ardhur koha për një mentalitet të ri politik në Shqipëri.

Ajo që unë mendoj se është e rëndësishme, më kanë pyetur dhe të huajt janë shumë gjëra që duhet të qartësohen nga ne në axhendën e vet. Partia Socialiste dhe drejtuesit e saj duhet të qartësojnë shumë gjëra në axhendën e tyre në raport me shqiptarët. Edhe ne duhet të qartësojmë raportin tonë më djegien e mandateve, me bojkotin e zgjedhjee, por dhe me shqiptarët. Mendoj se Shqipëria ka nevojë për mentalitet të ri politik. Që dikush mund ta ofrojë, por ndoshta mund të mos jem unë“-u shpreh ajo.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama koalicion ps lsi monika kryemadhi edi rama koalicion ps lsi monika kryemadhi

Sondazh

Poll