Politike

Kryemadhi: Edhe kur të ndahemi nga kjo botë, Ilir Meta s’ma fal djegien e mandateve

27 Dhjetor 2021, 19:57 Nga DOSJA
Kryemadhi: Edhe kur të ndahemi nga kjo botë, Ilir Meta s’ma fal

TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi përmendi se presidenti i Shqipërisë dhe njëkohësisht bashkëshorti i saj Ilir Meta nuk ia fal djegien e mandateve të opozitës në vitin 2019.

Për “A2 CNN”, ajo e konsideroi djegien e mandateve të deputetëve opozitarë si diçka që i ka kushtuar shumë Shqipërisë. Madje për të theksuar konfliktin mes tyre, ajo u shpreh se edhe kur të ndahen nga kjo botë, sërish Meta nuk do t’ja falë.

Djegia e mandateve është gabim! Ilir Meta është kundër ndaj çdo largimi nga institucionet. Edhe kur të vijë momenti që të largohemi nga kjo botë, ai sërish nuk ka për të ma falur. I ka kushtuar shumë Shqipërisë,”-shtoi ajo.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike djegia e mandatave të opozitës monika kryemadhi djegia e mandatave të opozitës monika kryemadhi

Sondazh

Poll