Aktualitet

Ujësjellësi Fier thirrje banorëve: Mos pini ujin e çezmës, ka ngarkesë mikrobike!

28 Dhjetor 2021, 10:17 Nga DOSJA
Ujësjellësi Fier thirrje banorëve: Mos pini ujin e

FIER – Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime në Fier u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të ndalojnë konsumin e ujit të çezmës, pasi në të ka përmbajtje të lartë mikrobike. Instituti i Shëndetit Publik ka marrë disa mostra në disa prej puseve të furnizimit në qytet dhe pas analizave të kryera, ka rezultuar se ka një prezencë të lartë ngarkese mikrobike në ujë dhe për këtë arsye nuk mund të konsumohet për tu pirë, por vetëm për përdorim sanitar.

Shkak për situatën e krijuar sipas Drejtorisë së Ujësjellësit janë bërë përmbytjet e fundit që janë regjistruar në këtë qark pas shirave të rrëmbyer që përfshinë vendin tonë javën që sapo lamë pas.

Njoftimi i Ujësjellës Kanalizime Fier:

NJOFTIM / Ne vijim te komunikimit ne lidhje me cilesine e ujit te pijshem ne Bashkine Fier, pas situates se krijuar si pasoje e permbytjeve,  ju bejme me dije se: Nga pergjigjet paraprake te mostrave te ujit te analizuara nga Instituti i Shendeti Publik, te 9 mostrat ne puset qe furnizojne me uje te pijshem Bashkine Fier (ne Kafaraj, ne Depo ne qafen e Koshovices dhe ne pika te rrjetit), rezultojne ngarkese mikrobike dhe jane Jo Konform Standartit Shteteror, ne baze te VKM 379 datë 25.05.2016,”Për Miratimin e Rregullores Cilësia e ujit të pijshëm.  Per kete arsye uji nuk rekomandohet per t’u konsumuar (si uje i pijshem per qytetaret), ai mund te perdoret vetem per perdorim sanitar (komunal) deri ne nje pergjigje te dyte nga ISHP. Faleminderit per mirekuptimin!

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ujesjelles kanalizime fier uji i pijshem ujesjelles kanalizime fier uji i pijshem

Sondazh

Poll