Aktualitet

Dhunonte gruan e fëmijë, SHÇBA arreston efektivin e policisë në Tiranë

28 Dhjetor 2021, 09:00 Nga DOSJA
Dhunonte gruan e fëmijë, SHÇBA arreston efektivin e

TIRANË– Një efektiv policie me inicialet A.T., 54 vjeç, me detyrë inspektor Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë është vënë në pranga nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Tiranë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se inspektori 45-vjeçar ka ushtruar prej vitesh dhunë ndaj bashkëshortes e fëmijëve të tij. Madje në shumë raste, thuhet në njoftim, inspektori i ka goditur me armën e shërbimit. 

Njoftimi zyrtar: 

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestoi në flagrancë Inspektor A.T., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë. Arrestimi i tij u krye mbi bazën e kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh. Po kështu, në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit. Mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë A.T. për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet efektivi ne tirane policia e tiranes arrestohet efektivi ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll