Aktualitet

Fikte radarët! Dënohet me 17 vite burg ish-nënkomisari Festim Lelaj

28 Dhjetor 2021, 10:04 Nga DOSJA
Fikte radarët! Dënohet me 17 vite burg ish-nënkomisari Festim

TIRANË– Festim Lelaj, efektiv policie nga Vlora, me detyrë nënkomisar në Drejtorinë e Policisë së Fierit është shpallur fajtor për trafikimin e 2.5 tonëve kanabis dhe është dënuar me 17 vite burg. Dënimi i Lelajt u vulos ditën e sotme gjatë seancës së mbajtur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lelaj u arrestua në dhjetor të vitit 2017 si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sasia e madhe e drogës u kap në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona. Ai akuzohej se fikte radarët për një orë në mënyrë që të lejonte kalimin e kanabisit dhe merrte 15 mijë euro.

Aktualisht nënkomisari është nën hetim edhe për dosjen ‘Shpirti’, pasi dyshohet se është përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike edhe në këtë rast. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet festim lelaj festim lelaj denohet festim lelaj festim lelaj

Sondazh

Poll