Aktualitet

Arrestohen 5 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen

28 Dhjetor 2021, 10:07 Nga DOSJA
Arrestohen 5 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen

TIRANË– Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës bëhet me dije se M. H., 30 vjeç, është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, kurse A. B., 24 vjeç pasi ka blerë një motomjet të vjedhur. Tre të tjerët janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. 

Njoftimi i policisë Tiranë. Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasit A. B., 24 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi ka blerë një motomjet të vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. M., 65 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasit E. K. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll