Aktualitet

Qytetarët në radhë në qendrat shëndetësore të Tiranës: Na thonë s’ka teste covid-i!

28 Dhjetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
Qytetarët në radhë në qendrat shëndetësore të

TIRANË – Dhjetëra qytetarë presin çdo ditë me orë të tëra nëpër qendrat shëndetësore të Tiranës për të kryer analizën për Covid-19 për të parë nëse janë të infektuar apo jo.

Mungesa e testeve të Covid-19 është kthyer në një problem në Qendrat Shëndetësore në kryeqytet, duke bërë që çdo ditë aty të mblidhen një numër i madh qytetarësh dhe situata duket se rëndohet së tepërmi pas ditëve të pushimeve zyrtare, duke bërë që të ketë vonesa në shërbim.

Ndërkohë, punonjësit e këtyre qendrave shëndetësore shprehen se nuk ka teste Covid-i, pasi e hanë ka qenë pushim.

Nga ana e tyre, qytetarët shprehen të revoltuar, pasi sipas tyre vijnë edhe për dy ose tre ditë resht, mbajnë radhën deri vonë dhe në fund të ditës dalin pa e bërë tamponin.

“Kam vajzën me 40 temperaturë. Kemi ardhur për të bërë testin, erdhja dje në 11, Qendra ishte e hapur dhe nuk kishte teste. Dhe sot që në 8:30 dhe presim” u shpreh një banor për Ora News.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet qendra shendetesore tirane test covidi qendra shendetesore tirane test covidi

Sondazh

Poll