Sport

“Harron” Ziyech, por trajneri Marokut thërret tre lojtarë të rinj në Kupën e Afrikës

28 Dhjetor 2021, 06:11 Nga DOSJA

MAROK – Trajneri i Marokut, Vahid Halilhodzic, thirri tre lojtarë të rinj të hënën për të plotësuar listën e tij skuadrës të përzgjedhur prej tij për Kupën e Kombeve Afrikane, që do të zhvillohet në Kamerun (9 janar – 6 shkurt).

Ata janë qendërmbrojtësi Badr Benoun (Al Ahly), mbrojtësi i djathtë Mohamed Chibi (FAR Rabat) dhe sulmuesi Soufiane Rahimi (Al-Aïn), e cili kohët e fundit mori pjesë në Kupën Arabe në Katar, në një përzgjedhje e lojtarëve marokenë që nuk luajnë në kampionatet europiane.

Në emër të “kohezionit” të grupit, Halilhodzic nuk ka grumbulluar në kombëtaren marokene, mesfushorin sulmues Hakim Ziyech që luan me Chelsea, listë e publikuar paraprakisht të enjten me 25 lojtarë.

Maroku do të përballet me Ganën në grupin ‘C’ më 10 janar, me Ishujt Komore më 14 janar dhe me Gabonin më 18 janar.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport chelsea në champions league chelsea u kualifikuar për më tej kupën e kombeve afrikane mesfushorin sulmues hakim ziyech në emër të “kohezionit” të grupit thirri tre lojtarë të rinj të hënën trajneri i marokut vahid halilhodzic chelsea në champions league chelsea u kualifikuar për më tej kupën e kombeve afrikane mesfushorin sulmues hakim ziyech në emër të “kohezionit” të grupit thirri tre lojtarë të rinj të hënën trajneri i marokut vahid halilhodzic

Sondazh

Poll