Sport

Vila e re e Neymar kushtoi sa rroga e një muaji… 3 milionë euro! 6 dhoma gjumi…

27 Dhjetor 2021, 21:40 Nga DOSJA

BRAZIL– A do të mund të rikuperohet Neymar për super-ndeshjen e 1/16-tës së Champions League kundër Real Madrid? Ndërkohë që tifozët e PSG po ia bëjnë vetes këtë pyetje dhe shpresojnë ta gjejnë së shpejti yllin brazilian, ky i fundit është përkushtuar tregut të pasurive të paluajtshme. O’Ney ka mundur të festojë Krishtlindjet me një super dhuratë: një shtëpi krejt të re në vendlindjen e tij, për të mos thënë luksoze, ku do të festojë edhe ndërrimin e vitit me familjen dhe miqtë.

Neymar nuk kurseu asgjë. Mbi 1500 metra katrorë për një shtëpi të pajisur me të gjitha komoditetet e vendosura në Alphaville, një lagje luksoze e Sao Paulos në Brazil. Është një shtëpi me arkitekturë shumë moderne, e cila mund të ketë gjashtë suita dhe dhoma gjumi, dhoma për personelin, një dhomë gjigande ndenjeje, me një kuzhinë moderne dhe sigurisht një palestër. Pa harruar edhe një garazh shumë të madh që mund të mbajë deri në 20 automjete.

Shtëpia e re e Neymar është një luks i vërtetë edhe nga pikëpamja teknologjike me sistemin e automatizimit të shtëpisë dhe kontrollin total të dritave, video, audio dhe kamera survejimi. Sulmuesi i Paris Saint-Germain tashmë është zhvendosur në shtëpinë e re luksoze ku do të kalojë pushimet para se të kthehet në Paris. Këtu ai do të presë miqtë dhe të afërmit për të përjetuar momente relaksi duke vazhduar terapitë për rikuperimin nga dëmtimi i këmbës.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport brazil neymar brazil neymar

Sondazh

Poll