Aktualitet

Afganët e larguar nga atdheu, “WP” interviston Popal: Duhet të pajtohesh me jetën

27 Dhjetor 2021, 22:00 Nga DOSJA
Afganët e larguar nga atdheu, “WP” interviston Popal: Duhet

Njëri prej tyre është dhe 34-vjeçari afgan i vendosur në Lezhë të Shqipërisë Miraqa Popal. Ai është strehuar në vendin tonë që prej 4 muajsh. Ai tregon për “Washington Post” ndihet i gëzuar që arriti të shpëtonte.
Miraqa Popal dhe fëmijet e tij; Rana, 2 vjeç dhe Ozair, 7 muajsh janë vendosur në Shqipëri që prej muajit gusht. Ata nuk e dinë se kur do të gjejnë një shtëpi të përhershme.

“Kjo është jeta, duhet të pajtohesh me të”, thotë Miraqa Popal.

34-vjeçari zgjohet çdo mëngjes dhe shikon detin.

“Jam me fat”, thotë ai nga një resort në bregdetin e Adriatikut në Lezhë, ku janë vendosur dhe qindra afganë të tjerë pasi shpëtuan nga Kabuli.

Të paktën, isha në gjendje të largohesha. Shpresoj të filloj një jetë të re”, deklaroi Popal.

Shqipëria po mban përkohësisht 2400 afganë, të cilët i shpëtuan regjimit taleban ndërsa po presin të sistemohen në banesa të përhershme. Popal aplikoi për vizë kanadeze, por ende po pret përgjigje. Ai nuk e njeh ndonjë afgan që është larguar nga Shqipëria.

Ai i emocionuar me kujdesin që po tregohet ndaj tij dhe familjes së tij, por atij i mungon shtëpia e tij me 7 dhoma në Kabul. Shtëpia kishte një oborr të madh, ku aty organizonte festa për njerëzit të afërt që kanë mbetur në Afganistan. Në Shqipëri rri në një shtëpi me dy dhoma: një për Moqal, gruan e tij dhe dy fëmijët dhe kuzhina ku mund ta gatuajnë një darkë të thjeshtë me domate, patëllxhane dhe qepë.

Popal udhëtoi duke raportuar për kanalin “TOLONEWS”. Pas 4 muajsh, ai iu kthye punës për organizatën si editor transkriptues.”Ndihem shkëlqyeshë”, thotë ai pasi është kthyer, por i mungon të jetë në terren.

“Është e vështirë të punosh vetëm në internet”, tha 34-vjeçari afgan Miqal Popal në Lezhë.

Marrë nga ”Fast Reading News”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet afganet ne shqiperi afganet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Dhjetor 2021, 21:55

Mjekët: Tani është fundi i maratonës së Covid

TIRANË- Doktor Pëllumb Pipero si dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti kanë deklaruar se tani mund të jetë fillimi i fundit të pandemisë së Covid. Të ftuar në e...

Aktualitet 27 Dhjetor 2021, 21:51

Pipero: Vaksina duhet të bëhet çdo 6 muaj

TIRANË- Doktor Pëllumb Pipero ka deklaruar se vaksina duhet të bëhet çdo 6 muaj. I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘Top Channel’...