Aktualitet

Aksident tragjik në Serbi, 4 të rinj boshnjakë humbin jetën (EMRAT+FOTO)

27 Dhjetor 2021, 15:23 Nga DOSJA
Aksident tragjik në Serbi, 4 të rinj boshnjakë humbin jetën

SERBI – Katër të rinj boshnjakë humbën jetën mbrëmë në aksident në aksin Novi Pazar–Ribariç, jo larg Lukarit, në Novi Pazar të Serbisë teksa makina e tyre u përplas me një automjet tjetër. Për fatin e keq, të katër personat në njërin prej makinave ndërruan jetë si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa në makinën tjetër dy personat që ndodheshin janë plagosur rëndë.

Sipas hetimeve paraprake mendohet se shkak i kësaj tragjedie ka qenë terreni i rrëshqitshëm i rrugës. Ndërkohë ditën e sotme, janë varrosur 4 viktimat në Lukari. Mediat kanë zbuluar dhe emrat e tyre. Ata janë: Amel Ibrahimi (21 vjeç), Mithat Hamidi (24 vjeç) Amar Ujkani (22 vjeç) dhe Senad Derlek (22 vjeç).

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndryshuar axhendën e tij për të vizituar familjet e viktimave. 27 dhjetori është shpalluar nga Bashkia e Novi-Pazarit si ditë vajtimi.

Marrë nga “Sandzakce”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne serbi aksident ne serbi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Dhjetor 2021, 21:55

Mjekët: Tani është fundi i maratonës së Covid

TIRANË- Doktor Pëllumb Pipero si dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti kanë deklaruar se tani mund të jetë fillimi i fundit të pandemisë së Covid. Të ftuar në e...

Aktualitet 27 Dhjetor 2021, 21:51

Pipero: Vaksina duhet të bëhet çdo 6 muaj

TIRANË- Doktor Pëllumb Pipero ka deklaruar se vaksina duhet të bëhet çdo 6 muaj. I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘Top Channel’...