Aktualitet

Rikthimi i Ilir Metës/ Kryemadhi e konfirmon: Ai e krijoi LSI, mezi pret të vijë!

27 Dhjetor 2021, 19:03 Nga DOSJA
Rikthimi i Ilir Metës/ Kryemadhi e konfirmon: Ai e krijoi LSI, mezi pret

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar rikthimin e presidentit Ilir Meta tek LSI-ja, pas përfundimit të mandatit në krye të shtetit. Në një intervistë për “A2CNN”, Kryemadhi u shpreh se ai që e krijoi LSI-në si forcë politike, do të rikthehet duke shtuar se i mungon mundësia për të ndryshuar realitetin në vend. Ndërsa gjithashtu ka shtuar se 2022 do të jetë viti i rikthimit të LSI-së, por nuk dha detaje lidhur me planet për vitin që vjen.

Jam i bindur se brenda shumë pak muajsh, ai që krijoi LSI do të kthehet te ju. Edhe ai mezi pret që t’ju vijë. I mungon miqësia juaj, entuziazmi juaj. sinqeriteti juaj. I mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik ku kishim qenë. Ndaj të jetë 2022-shi viti i LSI, i të rinjve dhe të rejave. Mos të harrojmë se jo vetëm Ilir Meta, por të gjithë ne kemi investuar te LSI,”-u shpreh Kryemadhi. 

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ilir meta monika kryemadhi ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll