Aktualitet

Balla:Skandali i të dhënave po hetohet, vitin tjetër me President të ri (Deklaratat)

27 Dhjetor 2021, 12:09 Nga DOSJA
Balla:Skandali i të dhënave po hetohet, vitin tjetër me President

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mohuar të ketë darkuar me kryedemokratin Lulzim Basha. Në një konferencë me gazetarët, e fundit për vitin 2021, Balla foli pas akuzave të Berishës dhe mohoi të jetë takuar me Bashën. Ai shtoi se për herë të fundit me Bashën është takuar në një seancë gjyqësore dhe se takimi i ardhshëm do të jetë në seancën e Apelit.

Përsa i përket shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Balla tha se ai në fakt duhet të ndjekë shembullin e kreut të Partisë Socialdemokrate e të largohet nga Kuvendi njësoj siç bëri Tom Doshi. Balla shtoi gjithashtu se duhen rihapur hetimet për tragjedinë e Gërdecit në mënyrë që përgjegjësit të marrin ndëshkimin e merituar. Për 21 janarin, kreu i grupit parlmentar të PS-së tha se drejtësia e re duhet të marrë në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për rolin që kanë pasur në këtë ngjarje.

Përsa i përket skandalit me publikimin e të dhënave personale, Balla është shprehur se kjo gjë ka pasur për qëllim destabilitetin e vendit. Sipas Ballës, kjo gjë do të shërbejë për të ndërhyrë në ligj që të shtohen penalitetet për personat që vjedhin të dhënat personale me qëllim keqpërdorimin e tyre. I pyetur për këshilltarët e kryebashkiakut Erion Veliaj, Balla nuk preferoi të jepte asnjë koment, duke shtuar se gjithcka po hetohet nga prokuroria.

Balla u shpreh se Kuvendi do të fillojë procedurat për zgjedhjen e një Presidenti të ri, por tha se ende nuk kishin një emër. Sipas Ballës, Krishtlindja e 2022-shit do ta gjejë Shqipërinë me një tjetër person në krye të Shtetit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Balla: Sali Berisha duhet të ndjekë shembullin e Tom Doshit, të lërë mandatin

Balla: Sali Berisha duhet të ndjekë shembullin e Tom Doshit, të lërë mandatin

VD-Vettingu në politikë, Balla: Institucionet e drejtësisë kanë besimin e publikut

Skandali me pagat/ Balla: Nuk do hyj në komente, duhet parë niveli i penaliteteve

‘Toyota Yaris’, Balla i përgjigjet Bashës: Unë e fitova gjyqin, kallëzo Berishën

Veliaj me 200 mijë € këshilltarë! Balla: Zero koment, prokuroria të vijojë hetimet

Foto e diktatorit nga deputeti i PS,Balla: Zbatuam rregulloren për ndëshikimin e tij

VD-A ka PS një emër nëse shkarkohet Meta? Balla: Nuk ju jap dot përgjigje sot!

VD-Për darkë me Lulzim Bashën? Balla: I vetmi takim imi me të ka qenë në gjyq!

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll