Politike

“Lëri budalliqet, por…”, Rama replikon me ndjekësit për rrogat e të dhënat personale

25 Dhjetor 2021, 21:58 Nga DOSJA
“Lëri budalliqet, por…”, Rama replikon me ndjekësit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur me disa qytetarë të cilët përmes komenteve në rrjetet sociale i kanë kërkuar që të japë sqarime mbi skandalin e publikimit të listës së pagave dhe të dhënave personale.

Referuar administratës e rrogave të tjera të ‘këshilltarëve’ që janë bërë publike, një prej tyre e ka pyetur se pse shpenzohen ato shifra. Ndërsa Rama, duke iu shmangur pyetjes shkruan thjesht se janë rrogat e privatit.

“Përse duhen tërë ata parazitët të marrin rrogat kot në kurrizin tonë?”- shkruan një prej tyre.

“Rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat ndërsa shërbimet janë të shtetit,”- ia kthen Rama.

“Si i kursen ti qytetarëve me 30 mijë orë pritje në vit, kur viti ka 8760 orë,”- shkruan një tjetër komentues.

“Të gjitha orët bashkë flori”, jo të një individi, se kështu matet ky hall përderisa 7X7 nuk bëjnë 42,”- ia kthen Rama duke ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha.

“Lëri budalliqet por jepu përgjigje shqiptarëve për këtë që u ke bërë me daljen e të dhënave personale,”- vijon një tjetër komentues.

“Qetësohu dhe mendohu sepse është shumë kuptimplotë kjo histori,”- shton kreu i qeverisë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama dhe komentuesit edi rama rama dhe komentuesit

Sondazh

Poll