Politike

Me pamje nga tërmeti Rama uron Krishtlindjet: Ditë të bekuar paqeje dhe shprese

25 Dhjetor 2021, 07:41 Nga DOSJA
Me pamje nga tërmeti Rama uron Krishtlindjet: Ditë të bekuar

TIRANË – Kryeministri Rama, ka zgjedhur që me rastin e festës së Krishlindjeve, të sjellë në vëmendjen e të gjithëve tragjedinë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të dy viteve më parë në vendin tonë, ku humbën jetën 51 viktima dhe u lënduan qindra të tjerë.

Kreu i qeverisë përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, ka publikuar pamje nga shkatërrimi i pronave dhe shumë banesave të qytetarëve kryesisht në Thumanë, Laç dhe Durrës, si pasojë e tërmetit.

Ndërkohë, në pjesën e dytë të videon shihen pamje nga rindërtimi dhe përfundimi i disa banesave të qyetarëve që tashmë pas dy vitesh do të festojnë në ngrohtësinë familjare festën e Krishtlindjes.

“MIRËMËNGJES, në këtë ditë të bekuar paqeje, pushimi, reflektimi dhe shprese”, shkruan Rama.

LAJMI KRYESOR: Sot Krishtlindjet! Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë mes kufizimeve, urimet

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike festa e krishtlindjes urimet per krishtlindje festa e krishtlindjes urimet per krishtlindje

Sondazh

Poll