Sport

Kupa e Afrikës: Algjeria favorit i madh, por kujdes nga Egjipti, Senegali dhe …

27 Dhjetor 2021, 08:38 Nga DOSJA
Kupa e Afrikës: Algjeria favorit i madh, por kujdes nga Egjipti, Senegali

KAMERUN – E përgatitur kohët e fundit për shkak të rritjes globale të rasteve me Covid, Kupa e Afrikës është konfirmuar, pavarësisht pandemisë dhe ankesave të klubeve europiane. Do të jetë turneu i parë madhor i 2022-it, viti që do të përfundojë me Kupën e Botës në Katar, nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

Kupa afrikane duhej të zhvillohej një vit më parë, por u shty për shkak të urgjencës shëndetësore. Tani ajo do të zhvillohet në Kamerun nga 9 janari deri më 6 shkurt. Një prolog domethënës për të kuptuar forcën e disa favoritëve ishte Kupa e Arabisë, të cilën Algjeria e fitoi më 18 dhjetor, në finalen kundër Tunizisë (2-0). U luajt pa lojtarët e kampionateve europiane, megjithatë grupi algjerian është treguar solid, por tani norma e klasit të tij do të rritet me Mahrez, Bennacer, Feghouli, Slimani të ndryshëm.

REKORDI I ALGJERISE – Algjeria është edhe mbajtëse e titullit, duke u paraqitur kështu me kurorën e dyfishtë të kampionit afrikan dhe arab. Ka arritur në 39 ndeshje pa humbje, ku federata algjeriane i llogarit edhe ndeshjet e ekipit të dytë, si fitues të Kupës Arabe, një lloj kombëtareje B, aq shumë që edhe trajneri ishte tjetër. Por dje, një drejtuese nga Algjeri, Amine Labdi, tha se FIFA do ta konsideronte serinë të vlefshme si rekord dhe në këtë rast Algjeria do të kishte mundur edhe Italinë e Roberto Mancinit, e cila arriti në 37 ndeshje pa humbje tetorin e kaluar.

RIVALET – Egjipti, Kameruni, Senegali dhe Bregu i Fildishtë mund të vlerësohen si rivalët kryesorë të Algjerisë. “Faraonët” e Carlos Queiroz fokusohen mbi të gjitha në treshen e Premier, e përbërë nga Salah (Liverpool), Elneny (Arsenal) dhe Trezeguet (Aston Villa). Ata janë rekordmenët e trofeve (shtatë), por nuk kanë fituar që nga viti 2010. Pritësit kamerunas, kampionë të Afrikës më 2017, do të duhet të kombinojnë shtytjen e publikut me përvojën e legjionarëve, duke filluar me kapitenin Choupo-Moting, rezerva e Lewandowskit te Bayern, nga skuadrat e tij Toko Ekambi dhe Aboubakar te portieri Onana, tashmë i marrë nga Interi për sezonin e ardhshëm apo “napolitani” Anguissa. Senegali i Aliou Cissè humbi finalen në 2019 dhe nuk e fitoi trofeun. Se a do të jetë hera e parë historike, do të varet edhe gjendja e yjeve si Koulibaly (Napoli), Manè (Liverpool) apo portieri kampion i Europës me Chelsean, Edouard Mendy.

BLERJA E FILDISHIT – Sebastien Haller, sulmuesi i Ajax dhe golashënuesi më i mirë i fazës së parë të Champions League me dhjetë gola, një vit më parë vendosi të luante për Bregun e Fildishtë, tokën e familjes së tij, duke e harruar Francën, që nuk e kishte thirrur më shumë pas të rinjve. Tani ai do të luajë kupën e tij të parë të Afrikës dhe mund të jetë njeriu shtesë për “Elefantët” e Kessie dhe Pepe, sulmuesi i Arsenalit. Gana e vëllezërve Ayew, Nigeria e Osimhenit (nëse arrin të shërohet në kohë), ose Maroku i Hakimit dhe Amrabat, një shtetas që i lejon vetes luksin të mos e thërrasë Ziyechin, si të padëshiruar në grup nga trajneri Vahid Halilhodzic.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “faraonët” e carlos queiroz egjipti egjiptiani mohamed salah ishte kupa e arabisë kameruni kapitenit të liverpoolit kupa e afrikes kupën e botës në katar liga gjermane senegali dhe bregu i fildishtë “faraonët” e carlos queiroz egjipti egjiptiani mohamed salah ishte kupa e arabisë kameruni kapitenit të liverpoolit kupa e afrikes kupën e botës në katar liga gjermane senegali dhe bregu i fildishtë

Sondazh

Poll