Sport

Vlahovic sulmuesi më i mirë, Barella dhe Calhanoglu ‘mbretër’ të asisteve në Serie A

27 Dhjetor 2021, 07:32 Nga DOSJA
Vlahovic sulmuesi më i mirë, Barella dhe Calhanoglu

ITALI – Lazio është skuadra që vrapon më shumë nga të gjithë dhe mban topin më së shumti në Serie A, ndërsa vendi i parë në renditjen fatkeqe të shtyllave (traversave) shkon për Bolonja dhe Roma. Këto janë vetëm disa nga kuriozitetet që ofrojnë shifrat e kampionatit të Serisë A në gjysmë të rrugës, sipas statistikave të përpiluara nga Liga.

Të dhëna që tregojnë mbi të gjitha se vendi i parë i Interit, i sanksionuar nga parakalimi i ditëve të fundit dhe më pas nga titulli dimëror, i marrë një ditë para festave të Krishtlindjeve, është edhe në shifrat e të gjithë garës së deritanishme.

Formacioni i Simone Inzaghit është i pari në klasë, gjithashtu edhe për golat e shënuar (49), goditjet totale dhe në portë (127), i ndjekur nga Roma e Mourinhos (92) dhe asistime (31), përballë Lazios (27) dhe Atalantës (25).

Edhe dy asistentët më të mire të Serie A janë zikaltër, përkatësisht Nicolò Barella dhe Hakan Calhanoglu ( me nga 7). Interi është përpara të gjithëve edhe në renditjen e krosimeve (145), këndore (123), ku ka shënuar dhe gola me kokë (12).

Në renditjen e kilometrave të përshkuar, kryeson skuadra e Lazios së Sarri, ku lojtarët ‘maratonistëve’ të së cilit, kanë shënuan mesatarisht nga 112,823 km, përpara Venezias dhe Interit. Ndërsa kryesues në renditjen e pritjeve më të shumta në Serie A është Venecia (76) e ndjekur nga të tjerat ‘të vogla’ si Spezia (69) dhe Empoli (68).

Bolonja dhe Roma goditën numrin më të madh të shtyllave, duke rezultuar edhe si skuadrat më fatkeqe në Serie A (përkatësisht nga 9 dhe 7 shtylla), ku sulmuesi i verdhekuqve Tammy Abraham është ‘pajtimtari’ kryesor i tyre.

Sakaq, Empoli i Aurelio Andreazzolit, shënoi numrin më të madh të veprimeve jashtë loje (53), përpara Sampdorias dhe Milanit.

Në krye të renditjes, si në gjuajtje ashtu edhe në gola, është sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic (68 në portë, 30 dhe jashtë), i cili është edhe lojtari me më shumë faulle të pësuar (47) përballë Davide Frattesit të Sassuolos dhe Joao Pedro i Cagliarit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “tokyo internation forum” 16 dhjetori ditelindja e milanit aksionet e juventusit formacioni i simone inzaghit lazio është skuadra që vrapon më shumë “tokyo internation forum” 16 dhjetori ditelindja e milanit aksionet e juventusit formacioni i simone inzaghit lazio është skuadra që vrapon më shumë

Sondazh

Poll