Politike

Skandali me pagat/ Partitë politike, zbulohen personat më të paguar

24 Dhjetor 2021, 18:23 Nga DOSJA
Skandali me pagat/ Partitë politike, zbulohen personat më të

TIRANË – Publikimi i pagave të 680 mijë qytetarëve shqiptarë ka shkaktuar një panik të madh në opinion publik dhe median shqiptare. Në ditët e fundit, mediat kanë publikuar pagat e disa prej zyrtarëve më të lartë shtetërorë.

Gjithashtu, kërkimit nuk i kanë shpëtuar as partitë politike. Brenda Partisë Demokratike, kryetari i PD-së Lulzim Basha kryeson listën me 150 mijë lekë., i ndjekur nga sekretari Gazment Bardhi me 129.329 lekë.

Në Partinë Socialiste, sekretarja për Marrëdhëniet e Jashtme Teuta Vodo rezulton funksionarja më e paguar me 125 mijë lekë.

Te partitë e tjera politike, rezulton se kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitetit Shpëtim Idrizi dhe sekretarja e PDIU-së Mesila Doda paguhen përkatësisht 215.131 lekë dhe 188.570. Shifrat e pagesave të tyre janë më të larta se kryetari dhe sekretari i PD-së.

PAGAT NË PARTINË SOCIALISTE
Teuta Vodo – Sekretare PS (125.000)
Dhurata Isufaj – Menaxhere e financave (100.000)
Flogert Muça – Koordinator kombëtar (80.000)
Alteo Hysi – Gazetar i ERTV (65.000)

PAGAT NËPARTINË DEMOKRATIKE
Lulzim Basha- Kryetar i PD (150.000)

Gazmend Bardhi-Sekretar i Përgjithshëm (129.329)

Etion Kapedani-Drejtor Departamenti (123.468)

Erla Mëhilli-Drejtor Informacioni (106.160)

Belind Këlliçi-Drejtor Departamenti (100.020)

PAGAT E PARTIVE TË TJERA OPOZITARE

Edlir Petanaj- Kryetare e Partisë së Gjelbër (60.000)

Shpëtim Idrizi- Kryetar i PDIU (215.131)

Mesila   Doda-Sekretare e Përgjithshme (188.570)

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi lulzim basha mesila doda partia demokratike partia socialiste shpetim idrizi skandali me pagat e qytetareve gazment bardhi lulzim basha mesila doda partia demokratike partia socialiste shpetim idrizi skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll