Politike

Berisha: Ja kur do të mbahet protesta e dytë kundër Ramës

24 Dhjetor 2021, 21:29 Nga DOSJA
Berisha: Ja kur do të mbahet protesta e dytë kundër Ramës

TIRANË– Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë tjetë kombëtare në datën 8 Janar 2022. Lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha do të udhëheqë një protestë kombëtare, disa javë pas asaj që thirri kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

“Data 8 janar do të jetë një protesë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD që firmosën të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike. Vendimi s’ka apelim. Do vijnë në Tiranë te selia për të shpëtuar pluralizmin. Vetëm Edi Rama e mban,”-tha Berisha në fjalën e tij gjatë emisionit “Zonë e lirë”.

Por në janar, më 5 janar të këtij viti, Berisha dhe komisioni i Rimethemelit të PD-së kanë lënë afatin e fundit ndaj kryedemokratit Lulzim Basha që të dorëzojë detyrën. Në të kundërt kanë paralajmëruar se do të sillen si “përmbarues”.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike protesta 7 janar 2022 sali berisha protesta 7 janar 2022 sali berisha

Sondazh

Poll