Politike

Kontrolli fizik i mjeteve, Rama: Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike, puna flet vetë

25 Dhjetor 2021, 09:44 Nga DOSJA
Kontrolli fizik i mjeteve, Rama: Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike, puna

TIRANË– Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të mirë për drejtuesit e mjeteve. Kreu i qeverisë tha se DPSHTRR ka hequr përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

Në këtë mënyrë, eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit dhe u kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë e 30,000 orë pritje në vit. Rama u shpreh se “puna flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën”.

POSTIMI:

Me këtë LAJM TË MIRË e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erënFalë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësiaEliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vitU kursehen qytetarëve90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama kontrolli i mjeteve edi rama kontrolli i mjeteve

Sondazh

Poll