Sport

Xhaka shpartallon Norwich në fushë, Rashica i dhuron fanelën pas ndeshjes…

27 Dhjetor 2021, 06:38 Nga DOSJA

ANGLI – Në kuadër të “Boxing Day” Arsenali shpartalloi 5-0 skuadrën e Norwich Cityt, ku luan Milot Rashica. Në këtë ndeshje, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nuk u aktivizua për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshë, të pësuar që më 2 dhjetor.

Ndërkohë, që Granit Xhaka, kapiten i kombëtares helvete, që luan për “Topçinjtë” e Artetas, luajti 90 minuta në “Carrow Road”, pavarësisht se nuk arriti të shkruante emrin e tij në listën e golashënuesve.

Pas ndeshjes, të dy futbollistët kosovarë u takuan me njeri-tjetrin. Vushtrriasi Rashica i dhuroi Xhakës një fanelë të tijën me numrin 17 të Norwichit, foton e së cilës e ka shpërndarë në Instagram, duke e falënderuar sulmuesin e Kosovës.

Nga ana e tij, gjithashtu edhe Milot Rashica e ka shpërndarë të njëjtën foto me mbishkrimin: “Më vjen mirë që të pashë, vëlla”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “topçinjtë” e arsenalit arsenali shpartalloi boxing day familja xhaka granit xhaka kapiten i kombëtares helvete ku luan milot rashica norwich cityt vushtrriasi rashica i dhuroi xhakës “topçinjtë” e arsenalit arsenali shpartalloi boxing day familja xhaka granit xhaka kapiten i kombëtares helvete ku luan milot rashica norwich cityt vushtrriasi rashica i dhuroi xhakës

Sondazh

Poll