Sport

Fiksimi i Laportës, norvegjezi Haaland të mos nënshkruajë për Real Madridin

27 Dhjetor 2021, 07:00 Nga DOSJA
Fiksimi i Laportës, norvegjezi Haaland të mos nënshkruajë

SPANJE – Viti 2022 thujase erdhi dhe është e pashmangshme që të mos flitet për të ardhmen e dy lojtarëve si Kylian Mbappé dhe Erling Haaland. Drejtuesit e klubeve kryesore europiane e shohin me nervozizëm mundësinë, që si njëri dhe tjetri të bashkohen… te Real Madrid. Dhe logjikisht një nga ata është Joan Laporta i Barcelonës, i cili u takua pak ditë më parë me Mino Raiola, agjentin e lojtarit.

Barcelona dhe Real Madrid, shkojnë dorë për dore në shumë ‘biznese’ si Superliga, apo kundërshtimi ndaj menaxhimit të La Ligas nga Javier Tebas, marrëveshja me CVC, por kur vjen pun ate fusha e gjelbërt, secili shkon për gjërat e veta. ‘Cam Nou’ i trembet Mbappes dhe aq më tepër, atë të Haalandit si lojtar i Real Madridit dhe fotografimit të tij me Florentino Pérez.

Presidenti i Barçës është i vendosur ta riarmatosë Barcelonën, që ka lëvizur pa qëllim në gjysmën e parë të sezonit. Tregu i dimrit hapet pas një jave dhe tashmë kanë nisur lëvizjet e para për ta bërë më të lumtur Xavin. Por jo të gjitha janë të menjëhershme, përfshirë takimin që Laporta pati me Mino Raiolën ditë më parë, me të ardhmen e Erling Haaland në tryezë.

Laporta, siç ka rrëfyer në takimet e ndryshme, që ka zhvilluar me ekipin e tij të punës, dëshiron me çdo kusht që norvegjezi të mos kalojë nga Real Madridi. Laporta nuk e fsheh frikën që tashmë ndjen, duke parë Kylian Mbappe si lojtar i Real Madridit me Vinicius, Benzema dhe të tjerët.

Presidenti katalanas është në kërkim të formulës së nënshkrimit të tij të mundshëm, por mbi të gjitha, dëshiron që Haaland të mos ketë ‘Santiago Bernabeu’, si destinacionin e tij të ardhshëm. Kjo është kthyer në një fiksim. Shumë shprehen se Real Madrid mund të bëjë së bashku, atë që ka bërë më parë Barcelona me Suarez, Messi dhe Neymar. Dhe drejtuesit katalanë do të luftojnë që treshja Mbappé, Haaland dhe Vinicius të mos bëhet një realitet.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona dhe real madridi barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat kylian mbappé dhe erling haaland kylian mbappe si lojtar i real madridit presidenti i barçës është i vendosur te real madrid barcelona dhe real madridi barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat kylian mbappé dhe erling haaland kylian mbappe si lojtar i real madridit presidenti i barçës është i vendosur te real madrid

Sondazh

Poll