Sport

Julian Alvarez ‘ngrin’ në gjysmë të rrugës drejt Serie A: “Kam ofertë nga Bayern”…

27 Dhjetor 2021, 06:55 Nga DOSJA
Julian Alvarez ‘ngrin’ në gjysmë të rrugës drejt

GJERMANI – 21-vjeçari, aktualisht ndër sulmuesit më të pëlqyer në botë. Julian Alvarez është emri i ri i futbollit argjentinas, që e ka udhëhequr River Plate drejt fitimit të titullit të fundit.

Në Itali ai ndiqej nga Milani, Interi, Juventusi dhe Fiorentina, por ai, sipas asaj që deklaroi për portalin gjerman “Express.de”, ka një tjetër kërkues të shquar: “E di, kam një ofertë nga Bayern Munich”.

Përballë fuqisë blerëse të Bundesligës, Seria A mund të bëjë shumë pak. Mbetet vetëm për të kuptuar se çfarë kërkon të bëjë River Plate, e cila e ka kuotuar kampionin e saj 25 milionë euro.

Lista e klubeve që kanë marrë informacione për të, megjithatë, është shumë e gjerë. Alvarez pëlqehet nga e gjithë Europa, siç tregohet nga interesimi që kanë shfaqur për të Real Madrid, Seville, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Manchester United, Tottenham dhe Aston Villa.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ai ndiqej nga milani bayer leverkusen borussia dortmund interi julian alvarez është emri i ri i futbollit argjentinas juventusi dhe fiorentina manchester united real madrid river plate drejt fitimit të titullit seville tottenham dhe aston villa ai ndiqej nga milani bayer leverkusen borussia dortmund interi julian alvarez është emri i ri i futbollit argjentinas juventusi dhe fiorentina manchester united real madrid river plate drejt fitimit të titullit seville tottenham dhe aston villa

Sondazh

Poll