Sport

Megan Davison, bashkëshortja e portierit Pickford, mesazh ‘anti-vax’ në internet

27 Dhjetor 2021, 06:47 Nga DOSJA
Megan Davison, bashkëshortja e portierit Pickford, mesazh

ANGLI – Megan Davison, 25 vjeç, bashkëshortja e portierit të Anglisë, Jordan Pickford, e cila ka një diplomë për studime me fëmijët, ka postuar një foto nga protesta ‘Freedom Rally’ javën e kaluar në Londër, ku policia u përball edhe me dhunë.

Aty shfaqet një protestues me një pankartë ku lexohet: “Edhe nëse nuk jeni konspirativ, diçka në shpirtin tuaj duhet të thotë… se diçka nuk është në rregull.” Megan nuk ka postuar asnjë koment me foton.

Ndërkohë dhe e dashura e mbrojtësit të Anglisë, 27 vjeç, John Stones, ka postuar gjithashtu mesazhe kundër vaksit. Olivia Naylor, 32 vjeç, thotë: “Mos merrni një vaksinë që të mund të udhëtoni, sepse ai udhëtim nuk do të thotë asgjë dhe të drejtat tuaja njerëzore nënkuptojnë gjithçka. Edhe nëse jeni i vaksinuar, thuani “Jo” vërtetimit të tij. Është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”.

Dyshohet se duke ripostuar mesazhet, Megan dhe Olivia, mund të largojnë të tjerët që të bëjnë vaksinën. Vaksinat përforcuese të Covid-it mbrojnë kundër Omicron dhe ofrojnë mundësinë më të mirë për të kapërcyer pandeminë, kanë thënë vazhdimisht zyrtarët shëndetësorë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bashkëshortja e portierit të anglisë jordan pickford megan davison mesazhe kundër vaksit pickford portieri i liverpulit protesta ‘freedom rally’ vaksinë që të mund të udhëtoni bashkëshortja e portierit të anglisë jordan pickford megan davison mesazhe kundër vaksit pickford portieri i liverpulit protesta ‘freedom rally’ vaksinë që të mund të udhëtoni

Sondazh

Poll