Aktualitet

Atentat me armë zjarri në Pejë, qëllohet ndaj një makine në ecje, dy të plagosur

27 Dhjetor 2021, 09:01 Nga DOSJA
Atentat me armë zjarri në Pejë, qëllohet ndaj një

PEJË – Një atentat me armë zjarri është regjistruar në fshatin Raushiq të Pejës, ku raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar nga të shtënat me armë zjarri drejt veturës së tyre teksa ishin në lëvizje. Njëri nga të plagosurit është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË / Fsh. Raushiq, Pejë 25.12.2021 – 23:25. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar. Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni atentat ne kosove atentat ne peje pejë atentat ne kosove atentat ne peje pejë

Sondazh

Poll