Aktualitet

VIDEO/Aksident i rëndë në Berat, mjeti rrëshqet nga rruga e bie në përrua

27 Dhjetor 2021, 08:51 Nga DOSJA
VIDEO/Aksident i rëndë në Berat, mjeti rrëshqet nga rruga e

BERAT – Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Paftal-Mbreshtan, ku mësohet se një makinë ka rrëshqitur nga rruga dhe ka rënë në në përrua.

Mjeti është përmbysur në vendin e quajtur Kthesa e Përroit, ndërsa raportohet se makina po përshkonte rrugën në zbritje të fshatit Mbreshtan.

Ka qenë një banor i zonës, i cili ka lajmëruar menjëherë ambulancën dhe policinë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, një 33-vjeçar me inicialet V.T. nga fshati Paftal, i cili është dërguar në Spitalin rajonal të Beratit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Mendohet shkaku për aksidentin të kenë qenë kushtet e vështira atmosferike.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat makina bie ne perrua aksident ne berat makina bie ne perrua

Sondazh

Poll