Aktualitet

Moti i keq / Probleme edhe me energjinë elektrike në disa zona të Gjirokastrës

27 Dhjetor 2021, 09:10 Nga DOSJA
Moti i keq / Probleme edhe me energjinë elektrike në disa zona të

GJIROKASTËR – Shirat e rrëmbyer përgjatë 24 orëve të fundit, kanë krijuar probleme seriozore në furnizimin e energjisë elektrike në disa zona në Gjirokastër. Burime zyrtare konfirmojnë se OSHEE Rajoni Gjirokastër ka konstatuar defekte serioze në katër fidëra të linjës 10 kV.

Konkretisht ka mungesë energjie në Kordhocë të Lazaratit, në fshatin Bulo, disa fshatra të Njësisë Administrative Zagorie dhe Grapsh në Njësinë Administrative Dropull, si dhe në fshatin Maricaj Njesia Administrative Buz.

Grupet e OSHEE Rajoni Gjirokastër ndodhen në terren për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga koha e keqe.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë, mbytet Durrësi, dhjetëra fshatra pa drita

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokastra pa energji moti i keq ne shqiperi gjirokastra pa energji moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll