Aktualitet

Albi Bashaliu u vra sot, i vëllai ekzekutoi fqinjin në qershor (Hakmarrja)

27 Dhjetor 2021, 09:04 Nga DOSJA
Albi Bashaliu u vra sot, i vëllai ekzekutoi fqinjin në qershor

PEQIN– Pista kryesore që është në tavolinën e grupit hetimor për vrasjen e Albi Bashaliu, ngjarje që tronditi fshatin Gjoçaj në Peqin mëngjesin e sotëm është hakmarrja. Kjo pasi familja Bashaliu rezulton të ketë ‘hesape’ të pambyllura me familjen Xhahysa që jetonte në të njëjtin fshat.

Vëllai i Albi Bashaliut, Leonard Bashaliu, 36 vjeç, ekzekutoi mëngjesin e 8 qershorit 44-vjeçarin Ylber Xhahysa. Ngjarja u regjistrua në të njëjtin fshat, pas një konflikti ku u përfshinë viktima dhe autori. Ata fillimisht u konfliktuan verbalisht, për një ngjarje të ndodhur 5 vite më parë, ku Xhahysa i gërvishti automjetin Bashalliut, por situata agravoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Pas krimit, Leonard Bashaliu ka tentuar të arratiset, por është vënë në pranga nga policia. Përpara grupit hetimor, Bashaliu është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike, teksa ka rrëfyer se sherri kishte nisur në mënyrë banale. Ai ka treguar se para pesë viteve, Xhahysa e kishte qëlluar me grusht dhe se prandaj ka nisur i gjithë sherri.

Gjithsesi nuk dihet ende nëse pjesëtarë të familjes Xhahysa janë marrë në pyetje apo nëse janë shoqëruar për vrasjen e 35-vjeçarit Albi Bashaliu.

LAJM KRYESOR: Vrasje në Peqin/ Ekzekutohet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçari, DYSHIMET

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet leonard bashaliu vritet albi bashaliu ylber xhahysa leonard bashaliu vritet albi bashaliu ylber xhahysa

Sondazh

Poll