Aktualitet

Kërkimet për 49-vjeçarin në lumin Drin, banorët: S’ka polumbarë, nuk e gjejmë dot

27 Dhjetor 2021, 07:52 Nga DOSJA
Kërkimet për 49-vjeçarin në lumin Drin, banorët:

DIBER-Ditën e sotme kanë rinisur kërkimet për 49-vjeçarin Tofik Xhika që dyshohet të jetë mbytur mbrëmjen e kaluar në ujërat e lumit Drin në Dibër.

Mësohet se Xhika kishte lënë makinën tek lokali i fshatit Fushë-Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin. Pasditen e djeshme dhe gjatë natës kanë kërkuar rreth 200 burra, dhe forcat e policisë, por pa rezultat.

Kërkimet po vijojnë me gomone nga disa banorë në brigjet e Drinit. Mëngjesin e sotëm kanë rinisur kërkimet mirëpo banorët kërkojnë ndihmën e polumbarëve, pasi kanë kërkuar në një gjatësi prej 2 km, dhe nuk kanë mundur ta gjejnë.

Kërkimet për gjetjen e tij u ndërprenë mbrëmjen e kaluar për shkak të errësirës duke rinisur sot në mëngjes.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lumi drin tofik xhika zhduket 49-vjecari ne lumin drin lumi drin tofik xhika zhduket 49-vjecari ne lumin drin

Sondazh

Poll