Aktualitet

Vritet në rrugë 35-vjeçari në Peqin, policia: Rrethuam zonën, në ndjekje të autorit

27 Dhjetor 2021, 08:41 Nga DOSJA
Vritet në rrugë 35-vjeçari në Peqin, policia: Rrethuam

PEQIN– Një 35-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Peqin. Dosja.al mëson se është ekzekutuar Albi Bashaliu, në orën 08:39, në fshatin Gjoçaj. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor, duke rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI:

Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

LAJMI KRYESOR: Vrasje në Peqin/ 35-vjeçari ekzekutohet me armë zjarri në rrugë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje në peqin vritet albi bashaliu vrasje në peqin vritet albi bashaliu

Sondazh

Poll