Aktualitet

Moti i keq me reshje shiu e erë të fortë, OSSH: Disa qytete kanë mungesë energjie

27 Dhjetor 2021, 09:18 Nga DOSJA
Moti i keq me reshje shiu e erë të fortë, OSSH: Disa qytete

SHQIPËRI – Përkeqësimi i kushteve të motit në orët e para të ditës së sonte, 27 dhjetor, ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Referuar raportimit të orës 09:30, OSSH njofton se, zonat në Fier, Fushë Krujë, Lezhë dhe rreth Tiranës, kanë mungesë të energjisë elektrike.

“Shkak i këtyre stakimeve është bërë moti i keq me shira, erëra të forta dhe shkarkime të fuqishme atmosferike që ka përfshirë vendin gjatë mbrëmjes e duke vijuar deri në orët e para të ditës së sotme”, deklaron administratori i OSSH, z.Petraq Lika. Sipas tij, moti i keq do shoqërojë vendin edhe në 24 orët e ardhshme.

Afro 90% e defekteve janë shfaqur në zona rurale dhe rurale të thella, pasi furnizohen nga linja ajrore. Grupet e punës janë njoftuar 48 orë para dhe po operojnë mbi planin e masave të gatishmërisë, ndjekur nga Dispeceria Qendrore në OSHEE Group.

Institucionet e rëndësishme, si spitalet dhe hidrovorët furnizohen normalisht me energji elektrike.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë, ‘mbytet’ Durrësi, shumë fshatra pa drita

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq moti i keq ne shqiperi moti i keq moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll