Politike

Flutura Açka del kundër qeverisë: Nuk ka burg që më mban, më 30 qershor s’votoj, refuzoj një sekt mavi

25 Qershor 2019, 08:08 Nga DOSJA
Flutura Açka del kundër qeverisë: Nuk ka burg që më

Tiranë- Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar për zgjedhjet e 30-qershorit. Ajo shprehet se refuzon të votojë pasi nuk bëhet  dorëzanë e rikthimit te diktaturës.

Reagimi i plotë:

Edhe unë nuk do të votoj. Sepse refuzoj te bëhem dorezanë e rikthimit te diktaturës. Sepse refuzoj një regjim qe i ndau, i përtalli, i vodhi shqiptaret. Sepse refuzoj një sekt mavi që luan me te kuqen kur e ndjen neverinë tone ndaj tij. Sepse nuk ka burg qe me mban me. Sepse Lirinë nuk na e dhuroi asnjë regjim, por e fituam vete”, shkruan ajo nga Holanda, vend në të cilin jeton.

Ende vendi vijon të jetë në një krizë politike. Vendimin e Kolegjit Zgjedhor Meta e quajti sot një truk procedurial dhe se nuk prek dekretin e Presidentit. Presidenti theksoi se gjyqtarët ishin të trembur e shantazhuar nga maxhoranca dhe vendosën pro zgjedhjeve të 30-qershori. Ndërsa KQZ-në e përcaktoi si Organizata Socialiste.  Nga ana tjetë maxhoranca po vijon me fushatën elektorale.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike flutura acka zgjedhjet e 30 qershorit flutura acka zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll