Politike

Meta: Rama presion dhe shantazh mbi Kolegjin Zgjedhor, gjyqtarët shumë të trembur, vendimi një truk procedurial

25 Qershor 2019, 06:14 Nga DOSJA
Meta: Rama presion dhe shantazh mbi Kolegjin Zgjedhor, gjyqtarët shumë

Tiranë- Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje maxhorancës që të tërhiqet nga shantazhet ndaj institucioneve.  Ai është shprehur se vendimi i djeshëm i Kolegji Zgjedhor është një  truk procedurial dhe përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik. Ai theksoi se vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor u mor në në kushtet e shantazhit nga ana e maxhorancës dhe theksoi se gjyqtarët ishin shumë të trembur gjatë marrjes së vendimit.

“Vendimi djeshëm i Kolegjit Zgjedhor ka efekt vetëm për palët që janë në proces. Vendimi i djeshëm është një truk procedurial dhe përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik. Ky është një operacion të dështuar dhe nuk prek aspak dekretim e presidentit. Ky vendim është marrë në kushtet e shantazhit politik nga ana e maxhorancës, organizatës politike të PS-së Ishte planifikuar një proces zgjedhor monist për zgjedhjet imagjinare të 30 qershorit.  Vendimi i presidentit është marrë në mbështetje të Kushtetutës. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të rishikojë dekretin e presidentit. I bëj thirrje maxhorancës që të tërhiqet nga shantazhet ndaj institucioneve të pavarura. Mjafton të shikojmë fotot që keni botuar ju dhe duket. Shumë të trembur dukeshin. Zgjedhjet i anulova për shkak të një krize shumë të rëndë politike. ”, u shpreh Meta.

Meta mbajti një deklaratë për mediet dhe komentoi vendimin e djeshëm të Kolegjit. Meta tha se gjyqtarët ishin të trembur e shantazhuar nga maxhoranca. Ai KQZ-në e quajti Organizata Socialiste. Presidenti theksoi se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë dhe i quajti imagjinare. Por shtoi se nëse mbahen do të jenë zgjedhje të brendshme partiake. Meta në deklaratë shtoi që do të jenë në atë zyrë deri në 2022 nga do fillojë dhe ri-ngritja e Republikës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekreti i metes vendimi i kolegjit zgjedhor zgjedhjet e 30 qershorit dekreti i metes vendimi i kolegjit zgjedhor zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll