Politike

Zgjedhjet/Meta: KQZ është kthyer në organizatë socialiste, për zgjedhjet vendos vetëm Presidenti

25 Qershor 2019, 06:47 Nga DOSJA
Zgjedhjet/Meta: KQZ është kthyer në organizatë socialiste,

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ndër të tjera në konferencën urgjente u shpreh se KQZ është kthyer në një organizatë socialiste dhe sipas tij presidenti mund mund të hyjë në debate me një organizatë të tillë. Sipas tij vendimet e KQZ-së në lidhje me zgjedhjet janë nisma të paligjshme.

“Rruga për dialog hapet kur shumica të tërhiqet nga kjo nismë e paligjshme. Presidenti nuk mund të hyjë në debate me një organizatë socialiste, demokrate, apo republikane. Deri sa vijon si një organizatë, le të vijojë. Në Shqipëri për zgjedhjet vendos vetëm Presidenti, as kuvendi, asnjë tjetër. Presidenti është i duruar që të gjithë të reflektojnë.”, është shprehuR ai.

Sot Presidenti Ilir Meta mbajti një deklaratë për mediet dhe komentoi vendimin e djeshëm të Kolegjit. Meta tha se gjyqtarët ishin të trembur e shantazhuar nga maxhoranca. Ai KQZ-në e quajti Organizata Socialiste. Presidenti theksoi se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë dhe i quajti imagjinare. Por shtoi se nëse mbahen do të jenë zgjedhje të brendshme partiake. Ai shtoi që do të jenë në atë zyrë deri në 2022 nga do fillojë dhe ri-ngritja e Republikës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekreti i metes kqz zgjedhjet e 30 qershorit dekreti i metes kqz zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll