Politike

“30 qershori imagjinar”, Spiropali ironizon pas deklaratën e Metës: Sa të kem Lulin e Monën, s’pyes për Amerikën

25 Qershor 2019, 08:03 Nga DOSJA
“30 qershori imagjinar”, Spiropali ironizon pas deklaratën e

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet e Parlamentit njëkohësisht dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas deklaratëve të presidentit Ilir Meta.

Në një postim në mediat sociale, Spiropali shprehet se Meta sa të ketë Lulin dhe Monën nuk pyet as për Amerikë dhe as për Evropë. Ai shton më tej se historia e përsëritet si komedi me Haxhiun e ri.

“Ilir Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos Ai se kur voton Populli! Dmth sa të kem Lulin&Monën me vete s’pyes për Amerikën&Europën – historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri!”, shkruan Spiropali.

Meta mbajti një konferencë për mediat dhe komentoi vendimin e djeshëm të Kolegjit. Meta tha se gjyqtarët ishin të trembur e shantazhuar nga maxhoranca. Ai KQZ-në e quajit Organizata Socialiste. Presidenti theksoi se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë dhe i quajti imagjinare. Por shtoi se nëse mbahen do të jenë zgjedhje të brendshme partiake. Meta në deklaratë shtoi që do të jenë në atë zyrë deri në 2022 nga do fillojë dhe ringirtja e Republikës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali ilir meta konferenca e metes 25 qershor 2019 elisa spiropali ilir meta konferenca e metes 25 qershor 2019

Sondazh

Poll