Politike

Ambasadorët një nga një në zyrën e Bashës, kreu i PD-së: Nuk do i njohim zgjedhjet

25 Qershor 2019, 07:39 Nga DOSJA
Ambasadorët një nga një në zyrën e Bashës, kreu i

Tiranë- Pas takimit në selinë e PD-së me zv.ambasadoren amerikane, Leyla Moses-Ones, kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por mund të ketë votime të cilat nuk do të njihen dhe nuk do të lejohen.

Basha ka mohuar lajmin që ka qarkulluar në media se ai ka dhënë urdhër strukturave për të pamundësuar zgjedhjet e së dielës. 

Tashmë kreu i PD-së po zhvillon një takim me ambasadorin e BE-së në vendin tonë Luigi Sorecën,  ku në fokus është kriza politike në vend dhe zgjedhjet..

Ende vendi vijon të jetë në një krizë politike. Vendimin e Kolegjit Zgjedhor Meta e quajti sot një truk procedurial dhe se nuk prek dekretin e Presidentit. Presidenti theksoi se gjyqtarët ishin të trembur e shantazhuar nga maxhoranca dhe vendosën pro zgjedhjeve të 30-qershori. Ndërsa KQZ-në e përcaktoi si Organizata Socialiste.  Nga ana tjetë maxhoranca po vijon me fushatën elektorale.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takim me ambasadorët dekreti i metes leyla moses-ones zgjedhjet e 30 qershorit basha takim me ambasadorët dekreti i metes leyla moses-ones zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll